Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me publikimin e pamjeve nga lagja e re në qytetin e Kavajës. Aty pritet të strehohen 206 familje, të cilat u prekën nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019.
Përbri pamjeve të publikuara në profilin e tij në ‘Facebook’, ai shkruan se këto banesa janë financuar 100% nga shteti shqiptar. Në fund të postimit ai iu ka uruar shqiptarëve edhe një ditë të mbarë.
Postimi i plotë
Mirëmëngjes me bllokun e dytë të banesave në Kavajë që po bëhen gati për 206 familje të tjera, me financim 100% nga qeveria shqiptare, ju uroj një ditë të mbarë.
/Priza.al/