“Avatar: Rruga e Ujit” ka arritur shifrën prej 1 miliardë dhe i bashkohet listës së filmave që “thyen arkat” pasi ka arritur shifrën e pabesueshme në më pak se dy javë pas daljes në kinema.
Siç konfirmohet nga themeluesi dhe redaktori i BoxOfficeGuru, Geetesh Pandya, filmi i dytë fantastiko-shkencor që vazhdon historinë nga bota e Pandorës ka fituar mbi 300 milionë dollarë në arkat e SHBA-së dhe 700 milionë dollarë ndërkombëtarisht.
That sound you just heard was #AvatarTheWayOfWater cracking $300M domestic, $700M intl and ONE BILLION DOLLARS at global #boxoffice – all at the same time!! #Avatar
— Gitesh Pandya (@GiteshPandya) December 28, 2022
‘Avatar: The Way Of Water’ Tops $1B Global https://t.co/NEP4CAUmha pic.twitter.com/G3iKMVrFlR
— Deadline Hollywood (@DEADLINE) December 28, 2022
Për James Cameron, filmi shënon një tjetër arritje historike, pasi “Avatar: The Way of Water” është filmi i tij i tretë (së bashku me Avatarin e parë dhe fituesin e Oskarit “Titanic”) që ka tejkaluar shifrën 1 miliard dhe tani qëndron përkrah Steven Spielberg në listën e regjisorëve me fitimet më të larta në mbarë botën.
Avatar 2 arriti një miliard, më herët se sa pritej dhe po shkon drejt një suksesi të madh në arkë. Në fund të fundit, ky numër ishte qëllimi i Disney, që produksioni të përballonte shpenzimet e mëdha të filmit dhe të shmangte humbjen.
Siç kishte raportuar “Collider” rreth 24 orë më parë, filmi arriti të bënte një “hapje” të madhe në fundjavën e Krishtlindjeve, pasi kaloi 82 milionë dollarët në 4202 kinema.
Shuma që u desh për të realizuar filmin
Siç dihej, buxheti i Avatar 2 ishte rreth 250 milionë dollarë, por kjo shumë duket se është rritur pothuajse në dyfish. Sipas informacioneve të The Hollywood Reporter, shuma aktuale që është dashur për të xhiruar vazhdimin e James Cameron varion nga 350 deri në 400 milionë dollarë.
Siç raportohet në mediat e huaja, filmi më i shtrenjtë i bazuar në buxhetin e prodhimit, i cili gjithashtu arrin disa qindra milionë, është “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides” që kushtoi 379 milionë dollarë. Pra, nëse përafërsisht buxheti i Avatar 2 arrin në 400 milionë dollarë, atëherë ai zyrtarisht është filmi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave.
Produksione të tilla duhet të bëjnë dyfishin e buxhetit të tyre, që të mos kenë humbje, pasi duhet të kenë parasysh edhe qindra milionë dollarët për reklamimin e tij, që në rastin e Avatar-it në 2009-ën arriti në 150 milionë.