“21 Janari”/ Publikohet një tjetër audio-përgjim: Drejtori jam, hajde aty ku rrinë ministrat! (Video)

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një pjesë tjetër të audio-përgjimit lidhur me ngjarjen e “21 Janarit”, ku dëgjohet komunikimi në radio i drejtuesve të Gardës të cilët japin informacion mbi vendndodhjen e tyre.

I ftuar në News24, gazetari thotë se ky regjistrim është i gjatë dhe kasetën e plotë ja ka çuar familjes së Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 Janarit. Ndër të tjera Hoxha shprehet se ky audio-regjistrim është gjetur tani pasi nëse do ishte zbuluar më herët do të ishte bërë publik.

“Në bulevard ishin kamerat cep më cep, ndaj këto ngjarje nuk mund të mbyllen sepse është gjaku i atyre që janë vrarë aty dhe nuk shlyhet me asgjë.Kaseta origjinale, që e ka të plotë e disponon familja Nika. Unë kam dorëzuar në polici çfarë unë kisha në dispozicion, më tej nuk jam i autorizuar. Kam kërkuar të vihen në hetim nga i pari tek i fundit. Për të ndihmuar hetimin, se këtu prevalon hetimi më shumë se detyra ime si gazetar, kurse familja Nika e disponon të plotë dhe ka thënë që do ta vërë në dispozicion vetëm të SPAK”, tha Hoxha.

Në këtë audio dëgjohet ndër të tjera:

–Të porta numër 5

–Është prishur porta, janë prishur portat, po tentojnë të futen brenda

—Largohu

—Dëgjon..

—Dëgjoj…

—Hajde pak tek kolonat, takohemi, drejtori jam

—Mbrapa ku rrinë ministrat

—Largohu..

—Çfarë ka drejtor?

—Këtu jam tek kolonat…

—Pse s’përgjigjet drejtori


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *