Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja në Këshillin Kombëtar të Integrimit u pyet për çështjen “21 janari”, ai ka refuzuar të japë informacione.
Përfaqësues nga opozita, por edhe nga mazhoranca kërkuan nga kreu i SPAK që të flasë për çështje konkrete dhe jo për çështje të përgjithshme. Tabaku kërkoi nga Kraja informacion që të dijë se kur do të arrestohet një ministër.
REPLIKAT:
Enkelejd Alibeaj: Si ndiheni ju teksa kur Rama ministri i Drejtësisë që mbartin ngarkesë të qartë politikë kërcënojnë apo japin direktiva kur duhet ta bëjë punën SPAK apo Prokuroria e Përgjithshme?
Jorida Tabaku: Ne të gjithë duam që Kraja të na thotë kur do arrestohet X ministër nga ana ime, Balla nga ana e vet.
Taulant Balla: Ti e di për kë e kam unë!/Priza.al