21 prill Dita Botërore e Balonës, ja çfarë e bën të veçantë këtë ditë

21 Prill është Dita e Balonës, tashmë e kthyer në një ditë botore.

Ndoshta keni harruar kohën kur keni luajtur me balona, por fëmijët tuaj me siguri jo! Nëse shihni rastësisht një të tillë në dyqan, a keni vrapuar së bashku me fijen e kapur pas dore nëpër lëndinat e gjelbërta? Nëse keni përgjigjen jo, atëherë pranvera është koha më e mirë për të shijuar këtë lodër të thjeshtë por të gëzueshme. Për më tepër, në piknik a shëtitjen e radhës tentoni të luani balonash.

Kuriozitete rreth balonave

Balona është një nga lodrat tipike popullore të Kinës, e cila është përhapur në të gjithë botën. Ekspertët e historisë bien dakord, se balona është shpikur 2800 vjet më parë në Kinë, veni ku dhe janë gjetur materialet e përshtatshme për ndërtimin e tyre si: mëndafshi për velat, fijet e mëndafshit për të mbajtur balonën dhe druri I bambusë I cili është elastik dhe rezistent.

Sakaq, në Kinë besohet se nëse lëshoni një të tillë mund të zhduken rrënjët e sëmundjeve.

Ndërsa, në mesjetë balonat janë përdorur për të matur distanca, shpejtësinë e erës, për komunikime ushtarake apo si sinjal për misione shpëtimi.

Me qindra shoqata dhe festivale janë krijuar në botë, nga të apasionuarit pas balonave.

Dita Botërore e Balonës është shpallur në Amerikë. ‘Muzeu Botëror I Balonave’ është i vetmi muze dedikuar artit, lojës, shkencës dhe historisë së balonave. Në të ka një koleksion prej 1.500 balonash nga 26 vende të botës. Ndërsa në Shqipëri kjo ditë ka qenë para disa dekadash në mënyrë sporadike.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *