Një 21- vjeçar me origjinë shqiptare ka rrëmbyer të dashuren e tij 19- vjeçare , ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Gjermani .
Siç raportojnë mediat gjermane thuhet se i riu e ka tëhequr zvarrë vajzën deri tek makina e tij për tu larguar pastaj me shpejtësi , kanë qenë shokët dhe shoqet e 19-vjeçares të cilët kanë parë të gjithë skenen dhe të tmerruar kanë telefonuar policinë.
Më shumë se 20 policë po bëjnë të pa mundurën për gjetjen e 19-vjeçares.
Policet arriten të identifikonin mjetin dhe të bënin të mundur arrestimin e 21-vjeçarit mbi të cilin rëndojnë akuza si heqje lirie, shtrëngim, lëndim të thjeshtë trupor dhe dyshohet se ka drejtuar mjetin pa patentë.
Ndërkohë, të shtunën vonë pasdite, 19-vjeçarja ka telefonuar nga Holanda dhe i tregoi një dëshmitari se do të ktheheshin në Osnabrück.