Ekipet e shpëtimit kanë gjetur vetëm rrënojat e avionit të pasagjerëve që u zhduk në Nepal por ende asnjë detaj për fatin e 22 personave që ishin në bord.
“Një ekip shpëtimi gjeti rrënojat e avionit dhe ndau një foto,” tha zëdhënësi i ushtrisë Nepaleze Narayan Silwal, duke shpërndarë në Twitter një imazh që tregon rrënojat e një avioni të hedhur në anën e një mali.
Mësohet se prej 22 personat në bordin e avionit, gjashtë ishin të huaj, duke përfshirë katër indianë dhe dy gjermanë. Si dhe në bordin e avionit kishte 19 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Ndërkohë zëdhënësi i ushtrisë njofton se përplasja ka ndodhur në një zonë të quajtur Sanosware në Thasang, rajoni Mustang.
Twin Otter me dy motorë u ngrit nga qyteti i Pokhara (Nepali qendror-perëndimor) në orën 9:55 të mëngjesit të së dielës me orën lokale (6:10 të mëngjesit me orën tonë) përpara se të humbiste kontaktin me radio.