Të paktën 22 persona dhe disa të plagosur raportohen të jenë vrarë deri më tani pas dy tërmeteve të njëpasnjëshme që goditën Afganistanin perëndimor.
Sipas të dhënave nga Shoqëria Gjeologjike e SHBA , tërmetet me magnitudë 4.9 dhe 5.3 kanë prekur provincën veriperëndimore të Badghis, duke dëmtuar më shumë se 700 shtëpi. Një zëdhënës i tha AFP se katër fëmijë ishin në mesin e atyre që u gjetën të vdekur në rrënoja.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet për shkak se ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende në terren duke kërkuar nën rrënoja.
/Priza.al/