22 vite nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj serbëve, Rama poston deklaratën e Bill Clinton

Sot mbushen plot 22 vite nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër bazave ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi. Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese asokohe e dha presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Në 22-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, kryeministri Edi Rama rikujton fjalimin historik të ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton, që i hapi rrugë nisjes së ofensivës kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit.

Si rrallë herë, Rama e ka nisur ditën duke kujtuar deklaratën e Bill Clinton lidhur me Kosovën. 24 marsin, Rama e cilëson si një datë që ka shënjuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës.

Me anë të një postimi në Twitter, duke sjellë në kujtesë fjalimin e ish-presidentit Bill Clinton, kryeministri Rama shkruan se ky fjalim është një adresim historik për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit, në mbrojte të Kosovës së martirizuar.

Statusi

Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviç, dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s, që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *