Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi trafikonte lëndë narkotike.
Shtetasi me iniciale A. N., akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi me iniciale S. B., 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe R. Z., 40 vjeç, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Njoftimi i policisë:
Goditen, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, vihet në pranga 1 shtetas. Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, procedohet penalisht pronari i lokalit dhe 1 shtetas tjetër. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta, në doza. Në rrugën “Prokop Mima”, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin D. S., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi D. S., pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë më pas dhe e shiste në doza, në rrugën “Prokop Mima”.
Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: S. B., 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe R. Z., 40 vjeç, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të shtetasit R. Z., të cilin ky shtetas e kishte përshtatur për përdorim droge, nga shërbimet e Policisë, shtetasit A. N. iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasit S. B. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.