Presidenti francez Emmanuel Macron në një vlerësim të bërë për ekonominë e Rusisë theksoi se në ditët e sotme ekonomia ruse është shumë e kërcënuar nga lufta në Ukrainë.
Më pas ai shtoi se nuk beson në të dhënat zyrtare ruse, madje i konsideroi ato si propagandë. Macron, i cili ndodhet në një vizitë në krahinën Renjis pranë Parisit u shpreh se pas burimeve ruse reduktimi i prodhimit të brendshëm bruto të Rusisë është ulur me vetëm 2.1 % në vitin 2022.
“Rusët thonë se është minus dy %, por kjo nuk është e vërtete, mendoj se kjo shifër është shumë më e lartë”,tha Macron. Sipas tij, rusët mund të fitojnë para nga shitja e gazit, por pjesa tjetër e ekonomisë sipas Macron nuk është në gjendje aspak të mirë. “Kjo është dhe arsyeja që unë nuk i besoj aspak të dhënave ruse”, u shpreh lideri francez.
“Statistikat ruse janë propagandë. Është një vend që nuk është më një vend demokratik, i lirë, me një institut të pavarur statistikor”, tha presidenti francez. Sipas të dhënave nga Agjencia Ruse e Statistikave (Rosstat) GDP-ja e Rusisë u tkurr me 2.1 për qind në vitin 2022, duke e bërë ekonominë më elastike sesa pritej ndaj ndikimit të sanksioneve të rënda perëndimore mbi agresionin e Moskës kundër Ukrainës.
Macron më pas vuri theksin tek mobilizimi i Rusisë si dhe ndikimin e këtij fenomeni në ekonominë ruse. Qindra mijëra të rinj u larguan për të shmangur mobilizimin si rrjedhojë rusët humbën shumë mundësi nga pikëpamja ekonomike” citoi Macron. Kujtojmë se lideri francez ka qenë ndër të parët nga liderat që është shprehur “pro” vendimit të Bashkimit Evropian për sanksionet e reja kundër Rusisë, pas dërgimit të forcave ruse në Ukrainë.