Ditën e djeshme, Kosova ka shënuar 23-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Më 12 qershor 1999, trupat e para të misionit të NATO-s, KFOR, u futën në territorin e Kosovës duke i dhënë kështu fund një lufte gati dyvjeçare.
Në lidhje me kërë ngjarje në Kosovë u mbajtën homazhe në të cilën ka marrë pjesë edhe presidentja, Vjosa Osmani. Në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Osmani tha se futja e trupave të NATO-s në Kosovë i kishte dhënë fund vrasjes dhe dëbimit të shqiptarëve.
“Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor drejtë të ardhmes euro-atlantike, duke qenë një shtet i dominuar nga rinia, përpjekja jonë e vazhdueshme është që Kosovën ta shndërrojmë në vend ku ata e krijojnë dhe kanë perspektiven e tyre, këtë po e bëjmë çdo ditë, potenciali i rinisë kosovare është i jashtëzakonshëm, andaj atyre duhet t’u jepet dhe t’u krijohet mundësia”, tha ajo.