Elita botërore do të mblidhet për të diskutuar problematikat me të cilat po haset i gjithë globi në Samitin e Davosit, por në resortin zviceran do të grumbullohen edhe prostitutat. Kërkesa për ‘punëtoret e seksit’ është shumë e lartë çdo vit në këtë vend, në periudhën kur liderët botërorë dhe biznesmenët e mëdhenj mblidhen aty.
Eskortat qëndrojnë në të njëjtat hotele me bosët e mëdhenj gjatë samitit disa ditor. Gazeta gjermane “Bild” shkruan se njëra nga prostitutat është shprehur se qarkullon e veshur me kostum, në mënyrë që të mos dallohet, pavarësisht se në Zvicër prostitucioni është i ligjshëm. Gjithashtu, ajo ka thënë se në Davos takohet gjithmonë me një amerikan, që edhe këtë vit do të jetë mes 2700 personave që do të jenë të pranishëm në konferenca.
Për prestigjozen “Bild”, ajo ka zbuluar edhe çmimin: “700 euro për një orë dhe 2300 euro për të gjithë natën, plus shpenzimet e udhëtimit deri në Davos”. Ndërsa menaxherja e një shërbimi eskortash pranë Davosit, thotë për median “20 Minuten” se deri tani ka marrë 11 prenotime dhe 25 kërkesa, ndërsa pret që të ketë edhe shumë të tjera këtë javë.
“Marrim edhe prenotime për festa nëpër suita hotelesh”, shprehet ajo. Në vitin 2020, një hetim i “The Times” gjeti se të paktën 100 prostituta udhëtojnë në Davos për samitin.