24 orë Kuvend për “McGonigal”/ Sot, mocioni me debat me kryeministrin

Ditën e sotme do të nisë mocioni me debat me kryeministrin Edi Rama, për çështjen ‘McGonigal’. Grupi parlamentar socialist do të ketë 750 minuta në dispozicion, ndërsa ai demokrat 350 minuta. “Aleanca për ndryshim” do të ketë 70 minuta, 80 minuta për “Drejtësi dhe Integrim” dhe nga 30 minuta për “Partinë e Lirisë” dhe PSD.

Në parlament sot pritet të rikthehen kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha së bashku me deputetët e tjerë të cilëve u ka përfunduar afati i përjashtimit. Në Kuvend do të mungojnë 4 deputetë (Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti dhe Oerd Bylykbashi) që seancën e 16 shkurtit u përjashtuan pas bllokimit të foltores dhe zhurmës që krijuan.

Opozita ka kërkuar të zhvillojë interpelancën për skandalin e arrestimit të ish-agjentit të FBI-së, në aferat e të cilit akuzojnë se është i përfshirë edhe kryeministri Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *