Një 24-orë pasi dha lajmin se qeveria është tërhequr nga vendimi për të rritur energjinë elektrike, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fasha për konsumatorët që harxhojnë energjinë elektrike do të vendoset në nëntor.
Rama theksoi se preken 30-40 mijë familje nga rritja e energjisë.
“Në muajin nëntor do të vendoset fasha duke pasur parasysh parametrat ose do t’i rikthehemi këtij vendimi duke pasur parasysh parametrat. Nuk është se janë 60 mijë familje që preken, por janë 30-40 familje që e kalojnë fashën 800 këh në muaj. Prandaj ne nuk duam që të ndërpresim energjinë si Kosova, e cila e ka fashën 800 këh dhe ka ndërprerje të energjisë për familjet”, tha Rama.