Vetëm disa ditë me parë policia italiane arrestoi, Gerti Seliamajn për llogari të drejtësisë shqiptare.
Seliamajn akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë, ngjarje e cila ka ndodhur në vitin 1998.
Arrestimi i tij u bë i mundur vetëm mbas 24 vitesh arrati në një apartament në zonën e Martina Franca, mbi të cilën peshon akuza e vrasjes së Beqir dhe Elmaz Hasho. Ndërkohë që Selimaj është lënë në “arrest shtëpie”.
Familjarët e viktimave e kanë cilësuar të padrejtë këtë vendim, si dhe kanë kërkuar të rikthehet në burg. Sakaq, kanë paralajmëruar se do të apelojnë vendimin.
Kujtojmë se vrasja e dy vëllezërve Elmaz dhe Behar ishte një prej ngjarjeve më të rënda që ndodhi në qytetin e Vlorës. Kjo për faktin se u ekzekutuan dy persona nga e njëjta familje. Pas një karvani të gjatë përgjatë këtyre viteve familja Hasho, vazhdimisht kërkonte zbardhjen e ngjarjes. Pak kohë më parë, si autor i kësaj ngjarje u arrestuar në Italia, 47-vjeçari Gerti Selimaj. Edhe pse arrestimi dhe ekstradimi u bë me bujë të madhe, (Selimaj u ekstradua më 26 mars të këtij viti) gjykata vendosi masën ‘arrest shtëpie’. Ky vendim ka shkaktuar indinjatë te familjarët.