Një ceremoni përkujtimore është organizuar ditën e sotme në Tiranë në kuadër të 24 vjetorit të ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit.
Në ceremoni, kanë marrë pjesë familjarë të Hajdarit dhe figura të shumta të partisë Demokratike për të nderuar kujtimin e Azem Hajdarit i cili u vra në 12 shtator të vitit 1998.