Vajza e Azem Hajdarit, Rudina ka qenë në ceremoninë përkujtimore të 24-vjetorit të vrasjes së tij.
Hajdari tha se Hajdari është figura ku shqiptarët mund të ringrihen për të rikthyer shpresat këtij vendi.
Sakaq ka kërkuar që rinia të organizohet dhe të luftojë për drejtësi e meritokraci.
“Shqiptarët kanë humbur të gjitha shpresat se ndryshimi do vij, ndaj mendoj se Azemi është figura që të frymëzohemi dhe të mendojmë se ai është personi, që si student u çua për të sjellë ndryshimin. Mesazhi im sot është për të rinjtë që duan ta ndërtojnë jetën në Shqipëri, hajde të organizohemi dhe të luftojmë për idealet tona, të fitojmë betejat për më shumë demokraci, drejtësi, meritokraci. Besoj se nëse Azemi kishte guxim t’i bënte ato gjëra atëherë, ne mund t’i bëjmë të gjithë së bashku”, tha ajo.