Policia e Tiranës ka dhënë një tjetër njoftim në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi këtë pasdite.
Uniformat blu kanë zbardhur dinamikën e ngjarjes, ku raportojnë se në drejtimin e mjetit tip “Audi” që ra nga mbikalimi ishte një 24-vjeçar me inicialet K.R.
Për pasojë, “Audi” ra mbi kofanon e një makine të llojit “Honda”. Si pasojë e aksidentit dy vajzat që ishin në makinë me të riun ndërruan jetë.
Sakaq, shoferi i “Audit” dhe katër personat që ndodheshin në makinën tjetër, kanë mbetur të plagosur.
Njoftimi i policisë:
Saktësim mbi informacionin paraprak të dhënë pak minuta më parë.
Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.
Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 24, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.
Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhetonin me automjetin tjetër.