Sot përkujtohet 24 vjetori i sulmit të dytë policor dhe ushtarak serb ndaj kullës së fisit Jashari në Prekaz të Drenicës. Teksa sot qytetarë të shumtë dhe politikanë nderojnë sakrificën dhe kontributin madhor të Adem Jasharit, vëllait të tij Hamzës dhe 54 pjesëtarëve të tjerë fisit Jashari, në rrjetet sociale janë rishpërndarë foto të komandantit legjendar të UÇK-së dhe “Heroit të Kosovës” së bashku me vëllain e tij Hamzën dhe ish-bashkëluftëtarë të tjerë.
Në foto, Adem Jashari shfaqet i armatosur me pistoletë, mitraloz, kallashnikov dhe me plis mbi kokë.
Në 22 janar 1998, forcat policore serbe kryen operacion ndaj kullës së fisit Jashari në Prekaz. Ata shfrytëzuan faktin se Adem Jashari nuk ndodhej në kullë në atë kohë. Megjithatë, vëllai i tij Hamëz Jashari dhe pjesëtarët e tjerë organizuan mbrojtjen e kullës dhe pas 45 minutash shkëmbime zjarri, forcat serbe u tërhoqën.
Në 7 mars 1998, 56 anëtarët e fisit Jashari vdiqën pas sulmit të përgjakshëm nga rreth 7 mijë forca serbe. Vetëflijmi i tyre i dha hov organizimit luftarak të UÇK për t’u çliruar nga Jugosllavia si dhe për ndërgjegjësimin e opinionit publik botëror për çështjen e Kosovës.
/Priza.al/