Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit për studentët e Policisë së Shtetit.
Çuçi në ‘Facebook’ shkruan se rreth 246 punonjës të rinj do t’i shtohen trupës së policisë, ku do të bashkërendojnë punën për të goditur krimin e paligjshmërinë.
Postimi i plotë:
Akademia e Sigurisë – Ceremonia e diplomimit të 246 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit dhe fillimit të kursit për 225 djem e vajza të tjerë, që bashkë me studentët e ardhur nga ekselenca do të bashkërendojnë punën për të goditur krimin e paligjshmërinë dhe do të garantojnë jetën e pronën e qytetarëve✋??♀️??
??????Rruga për modernizimin e Policisë së Shtetit dhe kapërcimin epokal që duam të bëjmë përmes investimeve në teknologji ka hyrë tashmë në një rrugë të pakthyeshme???♀️
?Forca përpara, pa u lodhur dhe pa u stepur aspak nga hienat e politikës së baltës që duan të bëjnë pis uniformën tuaj?
Besimplotë se e nesërmja do të jetë akoma më e mirë për Policinë e Shtetit?♀️??