Emmanuel Macron do t’u drejtohet francezëve këtë mbrëmje, në TV në orën 20, me një fjalim përmes të cilit do të përpiqet të rivendosë dialogun pas shpalljes së diskutueshme të ligjit të reformës së pensioneve, mes të premtes së kaluar dhe të shtunës.
Botimi në Fletoren Zyrtare vetëm pak orë pas miratimit të Këshillit Kushtetues u interpretua nga sindikatat dhe opozita si një tjetër “provokim”.
“Ai tregon përbuzje deri në minutën e fundit,” tha kreu i CFDT, Laurent Berger.