Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi njofton se tashmë ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për 6 qarqe të vendit. Printimi është bërë nga kompania sllovene “Cetis”, dhe se fletët e votimit pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri.
“Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme. Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis. #zgjedhjetshqiperi2021 #25prill2021 #kqz”, shkruan ai në Twitter.
?Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan & Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.
Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene Cetis.#zgjedhjetshqiperi2021 #25prill2021 #kqz
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) April 16, 2021
Shqiptarët në 25 prill do të votojnë me numra. Krahas partive politike apo koalicioneve, votuesit do të mund të vendosin kryq ose plus tek një nga numrat e kandidatëve për deputetë.
?Ja mënyra e duhur për të plotësuar fletën e votimit!
. . . . . . . . .
?The correct way of marking the ballot paper!#zgjedhjetshqiperi2021 #25prill2021 #kqz #fletavotimit #albanianelections2021 #April25, 2021 #cecalbania #ballotpaper pic.twitter.com/yoGtFHhblY
— Ilirjan Celibashi (@ICelibashi) April 9, 2021