Vijon të thellohet skandali në kadastrën e Durrësit. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se do bashkëpunojnë disa prokurorë, pasi është shumë e vështirë të hetohet.
Sakaq, po kontrollohen edhe disa regjistra të dëmtuar, ku deri më tan janë konstatuar dëmtime të mëdha.
Burime për median bëjnë me dije se do jetë punë e gjatë dhe e vështirë për të nxjerrë konkluzion, do të duhen diku tek 25 vite.
Ndër të tjera mësohet se jo të gjithë dokumentacionet kanë probleme të karakterit të falsifikimit, po janë të dëmtuar në kuptimin e mosmirëmbajtjes. Prokuroria bënë të ditur se është në fazën fillestare të hetimit dhe se kjo do jetë një punë e vështirë dhe voluminoze.
Ndërkohë puna e parë ka nisur me verifikimin e dëmit dhe do të merren në pyetje edhe qytetarë ashtu edhe personel, si dhe kërkohet edhe bashkëpunim me stafin e Kadastrës.