Një 27-vjeçare është shpallur në kërkim, pasi mashtronte qytetarë, duke iu premtuar punësim në insitucione shtetërore.
Shtetësia Joana Boçi kishte krijuar profilin e saj si specialiste në Drejtorinë e Kujdesit Shëndetësor Vlorë.
Rasti u denoncuar pranë emisionit, STOP ku dhe u publikuan dje një videot ku Joana shihej në makinë duke numëruar 2500 Euro të marra për një vend pune që nuk do të realizohej asnjëherë.Madje mashtrimi i Joanës ka shkuar deri aty sa ajo kishte sajuar edhe një dokument fals emërimi për një zonjë në pozicionin e shefes së financës në Spitalin Memorial të Fierit.
Njoftimi i Policisë:
Pas transmetimit të mbrëmshëm, të një rasti në emisionin investigativ “Stop”, gjatë të cilit një shtetase mashtronte, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, persona të ndryshëm dhe nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare u premtonte atyre vënde pune ose favore të ndryshme, ju sqarojmë se:
Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasen Joana Boçaj, 27 vjeçe, banuese në lagjen “Lirimi”,Vlorë.
Vijon puna për kapjen e saj.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.