“Nga 31 persona është bërë mundur ekzekutimi për 26 prej tyre, për 4 të tjerë u bë shpallja në kërkim. Në mesin e tyre, u arrestua edhe një punonjës policie, i nevelit zbatues. Për 4 të tjerë u ekzekutua masa arrest shtëpie. Janë arrestuar edhe 5 të tjerë. Në Spanjë u arrestuan 35 persona.
Në Shqipëri u angazhuan 500 forca policie. U sekuestruan 7 automjete, 1 laborator për falsifikimin e dokumenteve, 10 pasaporta italiane, greke, armë gjaku, 15 kompjutera, sasi lëndësh narkotike, 47 aparate celularë, bizhuteri.
120 kontara blerje pronash dhe automjetesh. Subjektet kryesore kryenin aktivitete të falsifikimit, kryessht të dokumenteve të BE” tha ai.