26 viktima nga tornadot në SHBA

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën si pasojë e një numri tornadosh që prekën disa qytete të Shteteve të Bashkuara.

Sipas raportimeve të mediave në vend, një numër i konsiderueshëm shtëpish janë shkatërruar ndërsa me mijëra qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas Washington Post, mbi 60 raste tornadosh janë regjistruar. Në shtete si Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi janë regjistruar dëme materiale dhe në njerëz.

Tornadot janë drejtuar tashmë për në lindje të vendit. Stuhitë që prekën Mississippi-n javën e shkuar udhëtuan për 94 km, zgjatën për një orë e 10 minuta dhe shkatërruan rreth 2,000 shtëpi.

Presidenti Joe Biden vizitoi të premten shtetin për të shprehur ngushëllimet e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *