Dua Lipa ka festuar ditën e sotme 26-vjetorin e lindjes. I dashuri i saj Anwar Hadid e ka uruar atë për ditëlindjen.
Modeli ka publikuar në InstaStory një foto të Duas, dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia, të dua përgjithmonë”.
Dyshja janë së bashku që nga vera e vitit 2019, madje atë vit në gusht modeli amerikan ka qenë i pranishëm në Prishtinë në “Sunny Hill”, festivalin e organizuar nga babai i Dua Lipës, Dukagjini.
/Priza.al/