27 sera me kanabis në Malësinë e Madhe/ Pamjet nga operacioni policor (Video)

Policia e Shteti ka ndarë pamjet me video nga operacioni policor i zhvilluar ditën e djeshme në Malësinë e Madhe. Në kuadër të tij janë sekuestruar 8 mijë fidanë lëndë narkotike tip kanabis, në 27 sera.
Shtetasi me inicialet N. D. alias E. V., 52 vjeç, banues në Bajzë, Malësi e Madhe është arrestuar si organizator i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.
Gjithashtu ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. Gj., 61 vjeç, me detyrë Drejtor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Malësi e Madhe; R. Gj., 41 vjeç, me detyrë specialist i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë) dhe A. H., 36 vjeç, me detyrë hidraulik i Ujësjellësit në bashkinë Malësi e Madhe (i cili mbulon zonën ku janë gjetur fidanët narkotikë).

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *