27 tetori përkon me Ditën Ndërkombëtare për Liritë Fetare, për të përkujtuar martirët që u ekzekutuan për mbrojtjen e besimeve të tyre fetare.
Liria e fesë ose liria fetare është një parim që mbështet lirinë e një individi ose komuniteti, publikisht ose privatisht, për të manifestuar fenë ose besimin në mësimdhënie, praktikë dhe adhurim.
Në kulturat e botës, tradicionalisht ka pasur shumë grupe të ndryshme të besimeve fetare. Në kulturën indiane, filozofitë e ndryshme fetare respektoheshin tradicionalisht si ndryshime në kërkimin e së njëjtës të vërtetë. Në Islam, Kur’ani përmend tre kategori të ndryshme: Myslimanët, njerëzit e librit dhe adhuruesit e idhujve. Fetë kryesore botërore ato janë krishterim, judaizëm ose islam, megjithëse ekzistojnë një larmi e madhe besimesh që përhapen në të gjithë globin.
Gjithashtu, ka fe në Azi dhe Afrikë të ndjekura nga miliona njerëz, por nuk janë aq të njohura në botën perëndimore.
Priza.al sjell në vëmendjen tuaj listën e 8 feve me më shumë ndjekës në botë:
1- Krishterimi – 2.2 miliardë njerëz
2- Islami – 1.6 miliardë njerëz
3- Agnostizëm, ateizëm, sekular ose jo-fetar – 1,1 miliard njerëz
4- Hinduizëm – 1 miliard njerëz
5- Budizmi – 380 milion njerëz
6- Fetë tradicionale afrikane – 100 milion njerëz
7- Sikizmi – 23 milion njerëz
8- Judaizmi – 15 milion njerëz
Përsa i përveket vendit tonë, besimet më të praktikuara janë feja islame dhe feja e krishterë. Vendi ka një përqindje të vogël pjesëtarësh të fesë hebraike dhe pjesëtarë të tjerë fetarë.
Shqipëria është e njohur në botë si një vend i tolerancës së gjerë fetare. Kjo karakteristikë mendohet se favorizohet nga dominimi historik i traditave dhe kulturës kombëtare ndaj atyre fetare të imponuara nga sundues të ndryshëm në histori.