Kanë kaluar 27 vite pas vdekjes së artistit të njohur Tupac, i cili do të nderohet me yllin e tij në ‘Hollywood Walk of Fame’. Zbulimi do të bëhet më 7 qershor, e do jetë motra e tij, Sekyiwa “Set” Shakur, ajo e cila do flasë në emër të tij.
Ylli do t’i jepet reperit legjendar për kategorinë “Recorder”. “Tupac Shakur ishte një reper, aktor, aktivist, poet dhe revolucionar”, tha në një deklaratë producentja e ‘Hollywood Walk of Fame’, Ana Martinez.
“Ky artist ikonë ka vazhduar të jetë pjesë për dekada pas vdekjes së tij dhe do të vazhdojë të jetë një figurë e rëndësishme kulturore për shumë vite në vijim,” shton ajo.
Tupac Shakur u vra në vitin 1996, në moshën 25-vjeçare. Ai u bë një nga emrat më të mëdhenj në historinë e muzikës hip hop dhe një ndikim të madh në artistët që pasuan.
Ndër artistët që u morën pas vdekjes një yll në ‘Hollywood Walk of Fame’ ishin Paul Walker dhe Carrie Fisher.