Modelja e njohur Oriola Marashi cilësohet si një ndër femrat më të bukura shqiptare.Me pozat sensuale dhe provokuese ajo çmend një publik të gjerë teksa vë në pah format perfekte trupore.
Bukuroshja ka arritur majet e suksesit ku ka zhvilluar profesionin e saj edhe jashta kufijve shqiptar, duke u bërë kështu një ndër modelet më të njohura të markës prestigjoze “Guess”. Marashi është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga jeta e saj personale ashtu edhe ajo profesionale. Së fundmi modelja ka publikuar në InstaStory një foto në krahët e djalit të këngëtarit të njohur italian, Andrea Bocelli, Matteo. Dyshja dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin në setin fotografik. Ndërkohë që modelja ka falenderuar Matteon pasi ai e ka bërë të ndihet mjaft mirë me prezencën e tij.
“Do të doja t’ju falënderoja që jeni një artist i vërtetë dhe që më keni bërë të ndihem kaq mirë në praninë tuaj”- ka shkruar modelja.