I pesti i bandës është i vetmi që nuk është arrestuar. Samir, ky është emri i tij, një 38-vjeçar shqiptar. Vdiq më 20 tetor përgjatë Autostrada del Sole, Itali në një aksident tragjik pranë Modenës.

Makina e tij, një fuoristradë Stelvio Quadrifoglio, e vjedhur dhe me targë të klonuar rrëshqiti teksa ecte me shpejtësi. Brenda kishte para, sende të vjedhura të një grabitjeje si dhe drogë. Katër bashkëpunëtorët e tjerë u ndaluan dje nga policia.

41-vjeçari Andrea Alija, i njohur si “Bledi” në timon, 34-vjeçari Ermal Damzi si vëzhgues dhe dy akrobatët, Kristian “Kristi” Filopati 30 vjeç dhe 32-vjeçari Sajmir Damzi, i njohur si “Miri”, grabisnin shumë apartamente në ditë, kryesisht në provincat e Milanos, Monzës dhe Vareses. Për momentin, katër shqiptarët, të gjithë me precedentë penalë, akuzohen se kanë kryer 17 vjedhje në vetëm 15 ditë, mes 14 dhe 28 tetorit. Por sipas hetuesve, banda ka kryer edhe dhjetëra grabitje të tjera. Më 14 tetor ata hynë në një apartament në Cassina de Pecchi; më 17 në Gorgonzola; në datën 21 në Busto Arsizio, dhe më pas dy grabitje në Gallarate; në datën 22 është radha e Bussero-s; 23, Brugherio; më datë 25 përsëri në Gallarate, ndërsa aksionet e tjera në mbrëmje përfunduan keq, raporton media italiane Corriere.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *