Zbulohet data, kur pritet të mblidhet komisioni i reformës zgjedhore!

Pas shumë muajsh mungesë Komisioni i Reformës zgjedhore pritet të mblidhet ditën e premtë në orën 11:00 dhe do të drejtohet nga 2 bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Për këtë të fundit, ka pasur kontradikta të shumta nga ana e deputetëve të cilët mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Gazment Bardhin, të cilët vazhdimisht kanë kërkuar që të ndryshohet përbërja e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, si dhe bashkëkryetarin, për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn me Oerd Bylykbashin. Kjo është një ndër arsyet e “protestës” së opozitës në parlament. Ndërkaq më herët Damian Gjiknuri njoftoi se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e OSBE-së në Shqipëri dhe përmes një postimi në “Facebook”, zbardhi disa nga çështjet e diskutuara.

“Pata kënaqësi të takoja sot përfaqësuesit e zyrës së OSBE-së në Shqipëri, me të cilët diskutuam mbi procesin e Reformës Zgjedhore, rifillimin e punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar me synim adresimin në ligjin elektoral të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Gjiknuri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *