Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia gjermane, pasi dyshohet se ka terrorizuar me nëj automatic lodër, 3 gjermane.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pranë Stacionit Qendror Hekurudhor të Düsseldorfit.
Mësohet se 28-vjeçari ka vrapuar pas një grupi prej tre personash, me armën lodër në dorë, duke bërtitur që të gjithë të shtrihen në tokë.
Pas kësaj, i dyshuari ka ikur duke qeshur, por është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes dhe është arrestuar nga policia.
Pas hetimeve ka rezultuar se shqiptari qëndronte në Gjermani pa dokumentacion, dhe pas kësaj ka nisur procedimi penal për kanosje, qëndrim të paligjshëm dhe procedim për kundërvajtje administrative për shkelje të ligjit për armët.