Emrat e tyre janë Adam, Jonah, Uriel, Boaz, Judith dhe Hannah dhe moshat e tyre janë – mirë, në të vërtetë, kjo është paksa e komplikuar. Adam, Jona, Uriel, Boaz, Judith dhe Hannah janë palma, dhe megjithëse ishin mbjellë të gjitha vitet e fundit, farat nga të cilat ata mbinë të gjitha erdhën nga vendet antike arkeologjike. Këto fara, sipas datimit të radiokarbonit, ishin rreth 2,000 vjet të vjetra.
Palmat e hurmave, që gjendeshin dikur nga Liqeni i Galilesë deri në Detin e Vdekur, ishin kthyer në një simbol të jetës dhe begatisë, e vlerësoheshin që në lashtësi për vetitë e tyre medicinal.
Ato i vunë emrin “Methuselah” , sipas personit më të vjetër në Bibël. Bima vazhdoi të rritej dhe tashmë ka mbërritur një gjatësi prej gati 4 metrash. pas shumë përpjekjesh, ekipi ia doli të merrte dhe frytet, të cilat nuk janë 100% rikrijimi i saktë i hurmave të lashta të Arabisë. Megjithatë, ato duket se afrojnë shumë me frutat e këtij lloji të konsumuara në kohën e Krishtit. Sarah Sallon thotë se bimët nga ky rajon kanë rëndësi të veçantë pasi përmenden edhe në librat e Shenjtë.
“Hurma e Judës ishte shumë e vlefshme dhe shumë e njohur për kohë, jo thjesht si ushqim, por edhe për vetitë kurative. Kur dëgjova se kishte fara antike të gjetura në gërmimet arkeologjike, mendova se do të ishte interesante të shihnim nëse mund të përpiqeshim t’i rrisnim ato”, u shpreh ajo. Farat u gjetën në të ashtuquajturat “dhoma magazinimi”, dhe mendohet se ishin mbledhur aty për judenjtë që i fshiheshin pushtuesve romakë.
/Burimi The Atlantic/ pwrshtati nw shqip Priza.al/