29-vjeçari në Shkodër përndjek vajzën e re dhe tenton ta marrë me forcë, dhunon dhe të atin e saj

Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi ka përndjekur një vajzë, të cilën ka tentuar edhe ta marrë me forcë, ndësa ka ushtruar dhunë edhe mbi të atin e saj.

Incidenti ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër. Sipas bluve, i riu është lokalizuar dhe ndaluar nga policia, pas kallëzimit që kanë bërë babë e bijë në rrugën nacionale Velipojë-Shkodër, në fshatin Berdicë.

Autori, Ditmir Juka, 29 vjeç, akuzohet për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Kanosja“.

Njoftimi i Policisë

Nga strukturat e Stacionit të Policisë Velipojë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ditmir Juka, 29 vjeç banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Kanosja“.

Për këtë shtetas ka bërë kallëzim shtetasja U. Rr., 23 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, se është përndjekur dhe dhunuar fizikisht nga ky shtetas, i cili ka tentuar ta marrë me forcë duke e goditur, edhe babanë e saj, shtetasin R. Rr., 60 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin D. J., në rrugën nacionale Velipojë-Shkodër, në fshatin Berdicë.

Në përfundimi të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 29-vjeçarit dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *