Prestigjozia britanike ‘DailyMail’ ka publikuar një artikull rreth pushimeve luksoze të figurave të njohura publike dhe mes tyre është edhe këngëtarja shqiptare Morena Taraku.
Në artikull ‘DailyMail’ thekson jo vetëm veshjet me stil të këngëtares, por edhe byzylykun e arit të markës së njohur ‘Cartier’, që mban në dorë.
“Këngëtarja shqiptare dhe ish-mbretëresha e bukurisë, Morena Taraku, mban një byzylyk prej ari të bardhë dhe diamanti prej 290,000 paund “Cartier” (foto në kyçin e dorës)”.
Në shkrim janë përfshirë VIP-a anë e mbanë botës, të cilët bëjnë pushime luksoze, që sipas ‘DailyMail’, “Për shumë prej nesh, ideja e një pushimi veror jashtë vendit nuk është ende asgjë më shumë se një ëndërr e largët e mbushur me komplikime”.
/Priza.al/