3 hapa për të zbuluar tradhëtinë e partnerit

Është impulsiv

Të njohësh një tradhtar nuk është e lehtë. Personat impulsivë mund të tradhtojnë sepse reagojnë në bazë të emocioneve dhe mendimeve që përjetojnë për momentin. Për këtë arsye nuk ndalen për të vlerësuar me qetësi situatën dhe pasojat që do të vijnë.

Ka tradhëtuar edhe në të shkuarën

‘Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron’. Ata që kanë pasur një të kaluar ‘imorale’ dhe kanë pasur më shumë se një partner seksual njëkohësihst, kanë zhvilluar një lloj ‘aftësie’ për të tradhëtuar më lehtë.

Nuk është i kënaqur nga marrëdhënia

Një person jobesnik zakonisht tradhton sepse në një moment pakënaqësie nuk ndihet i kuptuar nga partneri. Kështu që tenton të gjëjë një shpagim për nevojat e tij, jo vetëm fizike, por edhe emocionale. Dhe nëse burrat tradhtojnë duke bërë seks, gratë bëjnë vlerësime shumë më komplekse.
Të shkosh deri në tradhti nuk është kurrë një zgjidhje e mirë, sepse me dialog dhe sinqeritet, historitë mund të mbyllen pa u lënduar askush. Lërini vetes dhe partnerit mundësinë për të gjetur secili lumturinë e vet. Mirëkuptimi i përbashkët gjithnjë do t’ju sjellë fryte pozitive.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *