3 helikopterë të KFOR-it shuajnë zjarrin në Tropojë

Ministria e Mbrojtjes njofton se është bërë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 17 vatrave të zjarrit në territorin e vendit. Megjithatë disa vatra vijojnë të mbeten problematike.

Prej ditës së djeshme vijon puna nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile për shuarjen e zjarrit në fshatin Zogaj të bashkisë Tropojë.

100 Forca të Armatosura u janë bashkuar përpjekjeve të nisura prej dje, të forcave dhe kapaciteteve operacionale të pushtetit vendor të mbështetura nga 3 helikopterët e KFOR bashke me një ekip nga Kosova. Falë këtyre përpjekjeve është bërë e mundur shmangia e rrezikut për banesat e lagjes Hajdarmataj.

Po ashtu puna e forcave operacionale ka bërë që të shmanget kalimi I flakëve drejt banesave në vatrat e zjarrit në fshatin Malecaj dhe fshatin Torovicë, në bashkinë Lezhë, ku gjithshtu janë angazhuar në ndihmë të pushtetit vendor efektivë të FA.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *