3 Maj-Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Në vitin 1993, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, bazuar në nenin 19 të “Deklaratës së të Drejtave të Njeriut” mbi lirinë e shprehjes, shpalli 3 Majin si Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

Kjo ditë shënohet çdo vit në mbarë botën.

3 Maji, shërben për të theksuar parimet themelore të lirisë së shtypit si dhe për të vlerësuar këtë liri në mbarë botën.

Ndër të tjera në këtë ditë vihet në dukje rëndësia e mbrojtjes së mediave nga sulmet ndaj lirisë së tyre dhe të nderohen gazetarët të cilët kanë humbur jetën në krye të detyrës.
Shtypi i Lirë konsiderohet si e vetmja dritare e cila shërben për të zbuluar abuzimet e të drejtave të njeriut, ai përbën lirinë e shprehjes.

Shumë gazetarë në periudha të ndryshme kanë dhënë një kontribut të madh në fushën e gazetarisë.

3 Maji shërben gjithashtu për të kujtuar dhe reflektuar rreth punës, kurajës dhe guximit të individëve që gjatë diktaturës komuniste dhanë një kontribut të madh me shkrimet dhe veprat e tyre të ndaluara nga regjimi i kohës dhe që për të mbrojtur lirinë e shprehjes disa e paguan edhe me jetë.

Në kujtim të gazetarëve që kanë dhënë jetën për të drejtën për të qenë të informuar, UNESCO vazhdimisht në këtë ditë kërkon mbajtjen e një minute heshtje në kujtim të tyre.

Priza.al ju sjell në vëmendjen tuaj disa shprehje nga mendimtarë amerikanë në lidhje me lirinë e shtypit:

Benjamin Franklin

  • “Nuk do të ishte vendosur që të gjithë printerat nuk do të printonin asgjë, deri kur të ishin të sigurt se nuk do të ofendohej askush, atëherë shumë pak gjëra do të printoheshin”
  • “Por asnjë nga mjetet e informacionit nuk ka qenë më i shenjtë, apo nuk është trajtuar me më shumë butësi dhe kujdes nga kolonët e Amerikës, se sa shtypi”.

John Adams

  • “Liria e shtypit është themelore për sigurinë e shtetit”
  • “Nëse njerëzit do të përjashtoheshin nga dhënia e mendimit të tyre për një çështje, e cila mund të përfshijë pasojat më të rënda dhe alarmuese që mund të kërkojnë shqyrtimin e njeriut, arsyeja nuk na sjell dobi. Liria e fjalës mund të hiqet, dhe memecë e të heshtur ne mund të udhëhiqemi, si delet, drejt kasapit”.

George Washington

“Liria jonë varet nga liria e shtypit, dhe ajo nuk mund të kufizohet, pa u humbur fare”

– Thomas Jefferson

“Kongresi nuk do të miratojë asnjë ligj që respekton krijimin e një feje, ose që ndalon ushtrimin e lirë të tyre; apo të reduktojë lirinë e fjalës ose të shtypit; ose të drejtën e njerëzve për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, si dhe për t’i kërkuar qeverisë një korrigjim të shkeljeve”.

Kushtetuta e SHBA

“Po të më lihej mua që të vendosja, nëse duhet të kemi një qeveri pa gazeta, apo gazeta pa qeveri, nuk do të hezitoja aspak që të zgjidhja të dytën”

Thomas Jefferson

“Liria e fjalës është shtyllë kryesore e një qeverie të lirë: Kur kjo mbështetje hiqet, kushtetuta e një shoqërie të lirë shpërbëhet dhe mbi rrënojat e saj ngrihet tirania. Republikat dhe monarkitë e kufizuara e sigurojnë forcën e tyre nga një ekzaminim popullor i veprimeve të magjistratëve”.

Benjamin Franklin

“Eshtë funksion i fjalës që të çlirojë njerëzit nga zinxhirët e frikërave joracionale”

Louis D. Brandeis

“Jemi kaq të shqetësuar për të lajkatuar shumicën, saqë humbasim nga sytë se sa shpesh është e nevojshme, me qëllim për të ruajtur lirinë e pakicës, si edhe të individit, që të përballemi fort me shumicën”

William F. Buckley Jr., founder of National Review magazine

“Liria nuk është një luks që mund të kënaqemi, kur më në fund kemi siguri dhe begati dhe iluminim; ajo u paraprin gjithë këtyre, sepse patë ne nuk mund të kemi as siguri, as begati dhe as iluminim”

Henry Steele Commager, historian

  • “Ne nuk mund të kemi një shoqëri gjysmë skllave dhe gjysmë të lirë; as nuk mund të kemi mendim gjysmë skllav dhe gjysmë të lirë. Nëse krijojmë një atmosferë në të cilën burrat kanë frikë të mendojnë në mënyrë të pavarur, të pyesin pa frikë, të shprehen lirisht, ne do të krijojmë në fund atë lloj shoqërie, në të cilën burrat nuk e vrasin më mendjen që të mendojnë në mënyrë të pavarur, ose të pyesin pa frikë”.
  • “Liria e fjalës dhe liria e shtypit nuk i janë dhënë njerëzve, në mënyrë që të thonë gjërat që u pëlqejnë të tjerëve dhe të cilat bazohen në mendimin e gjithëpranuar, por të drejtën për të thënë gjërat që nuk u pëlqejnë, të drejtën për të thënë gjërat që përcjellin mendime të reja dhe ende të papritura, të drejtën për të thënë gjëra, edhe pse mund të gabojnë”.

Samuel Gompers

“Të gjithë hezitojmë të pranojmë se liritë tona i kemi prej llojit të njerëzve, që sot i urrejmë dhe i kemi frikë – njerëz të pabindur, trazues të paqes… me një fjalë, njerëz të lirë… Liria gjithmonë fitohet me një çmim të lartë. Edhe ata që janë gati ta paguajnë, duhet të pranojnë se çmimi është i lartë”.

– Gerald W. Johnson, gazetar

“Liria e ndërgjegjes, e arsimit, e fjalës, e mbledhjes janë ndër themelet e demokracisë, dhe të gjitha do të zhdukeshin, nëse liria e shtypit do të sfidohej me sukses”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *