3 Maji njihet në të gjithë botën si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.
Kjo ditë është caktuar që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Kjo datë është një kujtesë për qeveritë për të respektuar angazhimin e tyre për lirinë e shtypit dhe të medias. Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë reflektimi për gazetarët dhe aktorët e tjerë mediatikë mbi sfidat e tyre për të garantuar lirinë e shtypit por edhe për të siguruar një gazetari etike dhe profesionale.
Po aq me rëndësi, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të treguar përkrahjen për mediat të cilat janë objekt i kufizimeve, apo eliminimit, në përpjekjet e tyre për të arritur lirinë e shtypit.
3 Maji gjithashtu është një ditë mirënjohjeje për gazetarët të cilët kanë qenë të kërcënuar, të sulmuar dhe për ata të cilët kanë humbur jetën e tyre duke ndjekur një lajm.