3 mijë litra naftë në ishullin e Sazanit, trafik droge?

Policia e Kufitare e Vlorës ka gjetur rreth 3 mijë litra naftë të braktisura në ishullin e Sazanit. Përveç kësaj sasie karburanti, efektivët nuk kanë gjetur asgjë tjetër, por nga informacionet paraprake, ata dyshojnë se karburanti mund të jetë sjellë aty për të furnizuar një mjet ujor që do të përdorej për trafik droge.

Kontrollet e policisë u realizuan pas marrjes së një informacioni për një mjet të dyshuar që mund të kryente lëvizje të kundraligjshme, duke ardhur nga Italia dhe duke u larguar më pas përsëri drejt shtetit fqinj. Pas këtij informacioni, autoritetet nisën kontrolle të gjera në të gjithë zonën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *