3 mijë rrënjë kanabis mes pyllit, në kërkim 4 shqiptarë

3000 rrënjë kanabis u gjetën në një parcelë, në zonën malore të Volosit në Greqi. Sipas policisë, parcela ishte shtrirë në një zonë malore në Volos, ndërsa për gjetjen e saj u deshën dronët e policisë.

Policia sqaron se ka qënë një informator i saj nga zona e Kalamatës që ka raportuar vendndodhjen  e plantacionit, pemët e të cilit kalonin lartësinë e 4 metrave.

Parcela ruhej 24 orë dhe ishte pajisur me sisteme vaditje moderne si dhe sisteme plehërimi.

Në zonë u gjet edhe një ambient që përdorej për tharjen e boçeve të kanabisit si dhe për paketimin e saj.Për momentin ende nuk ka të arrestuar, por mësohet se janë shpallur në kërkim të paktën 4 persona, të gjithë shtetas shqiptarë.

Dyshohet se në zonë ndodheshin më shumë punëtorë dhe trafikantë që kujdeseshin për plantacionin, por ende nuk dihet shtetësia e tyre.

Gjatë paradites të së enjtes,një helikopter i forcave zjarrfikëse po transporton drejt Volosit pemët e shkulura të kanabisit,të cilat pasi të dokumentohen dhe peshohen, do të asgjësohen.

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *