Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pas një aksioni anti-drogë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 21.5 kg kokainë e pastër, e cila sipas autoriteteve italiane kishte destinacion tregje të ndryshme të shitjes ilegale në territorin italian.
Pasi vunë re një makinë të dyshimtë, karabinierët iu vunë pas. Shqiptari doli me kujdes nga makina dhe iu afrua një automjeti tjetër të parkuar, duke hapur bagazhin dhe duke nxjerrë një pako.
Më pas ai u largua me makinën e tij, por u bllokua nga ndalimi i Guardia di Finanza. Në vend që të ndalonte, ai nxitoi dhe iku, duke hedhur pako nga dritarja.
Kokaina ishte e ndarë në 20 qese dhe fshehur në një valixhe që u gjet në bagazhin e një automjeti.
Nëse do të dilte në treg, kokaina do të kapte vlerën e rreth tre milionë eurove. Kjo sasi e kokainës së sekuestruar konsiderohet si më e madhja gjatë viteve të fundit në rajonin Marche.
/Priza.al/