Gjykata e Korçës ka lënë në burg agjenten e shërbimit të postës private ADEX, që mori 3 mln euro të klientëve dhe i investoi në prona e biznese.
Alma Beqiri akuzohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 3 milion eurosh për periudhën 2021-2023, teksa punonte si agjente e shërbimeve postare në postën private ADEX në degën në Korçë e Pogradec.
46-vjeçarja akuzohet se shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.
Alma Beqiri mësohet se shumën e konsiderueshme e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.
Ajo u vendos në pranga pas hetimeve 2-mujore dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.