3 “mosketierët” e Kadastrës dhe fati i pronave në një institucion të zhytur në korrupsion

 

Në Kadastër ka rënë bomba me ikjen e Dallëndyshe Bicit. Ditën kur doli lajmi që ajo u “konvertua” nga drejtoreshë ASHK-je në drejtoreshë IKMT-je plasën dorëheqjet. Brenda ditës lanë punën drejtoresha e ASHK-së në Vlorë, Ina Luçi, drejtori i ASHK-së në Tiranë, Klesti Çela dhe Ervin Bixha. Iku edhe dyshja që drejtonte nga “Kulla” me telefona gjithë ASHK-të e Shqipërisë, Valbona Shala dhe Elona Gogo (Bici), sekretarja seksere dhe e motra besnike.

ASHK që mban në “bark” gjithë pronat e shqiptarëve deri pak ditë para zgjedhjeve në Himarë ishte në duar të Dyshe Bicit dhe “mosketiereve” të saj Luçi- Gogo- Shala. Askush nuk di të ta shpjegojë pse drejtoria qendrore e ASHK-së pranë liqenit artificial në Tiranë u pagëzua me emrin “Kulla” me ardhjen e Bicit në mars 2023. Por nga ajo kohë të gjithë i drejtoheshin “Kullës” për të mbaruar punët, hallet me pronat, legalizimet… çdo gjë me para.

Brenda “Kullës” gjendej zgjidhja e “porosisë” mbarimi i hallit, përfundimi me sukses apo me dështim i aplikimit digjital. Nga “Kulla” mund të rregulloje të merrje legalizimin, kartelën e pasurisë, vërtetimin e pronës, certifikimin e saj. Sa hap e mbyll sytë po të paguaje “mosketieret” përmes shoferëve ose jaraneve që i prisnin jashtë aplikimi yt merrte rrugën e SUKSESIT.

Çdo gjë fillonte dhe përfundonte te “Kulla”- aty ku sistemi digjital komandohej nga 3 “mosketieret” Dyshe Bici, Elira Gogo, Valbona Shala. Sistemi digjital nuk gabonte kurrë po të kontaktoje 3 mosketierët e “Kullës”. Në Vlorë Elona Luçi thirrej nga labët “Kasandra ”, se Lona “parashikonte tre ditë para se kujt do i binte dhe kush do e bënte praktiken e filanit në breg”. Në Tiranë aplikimet në e-Albania “kompjuteri” i Kullës ia dërgonte fill në xhep Bixhës ose Çelës, dy “asat” e ASHK-së të Tiranës.

“Kulla” u shemb me ikjen e Dallëndyshe Bicit. Sistemi ka ngecur, punonjësit janë hutuar s’dinë çtë bëjnë, asgjë nuk funksionon. Dëgjohen zëra të frikësuar nga brenda agjencisë se kur të hapet porta e Kullës skandali do plasi.
Bici u përcoll me heshtje sikur asgjë nuk ka ndodhur. A thua se Kadastra ka funksionuar perfekt dhe jo e kundërta.
Media nuk foli as për arritjet as për dështimet e saj. As për Dyshe Bicin. Në 15 muaj “mbretërimi” të 3 mosketiereve thashethemet mbi “Kullën” ishin nga më të çuditshmet. Flitet për miliona euro që “mosketiereve” u ra bixha t’i qarkullojnë. Ku i kanë çuar? Thuhet se SPAK di diçka më tepër për “Kullën” dhe 3 mosketieret e saj. Presim shtatorin…

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *