Çdo komb ka një hero kombëtar, por rrallë i ndodhë një vendi kaq të vogël si Shqipëria të ketë për të tillë një figurë si Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai mbetët heroi më i madh i shqiptarëve dhe themeluesshtei i tit mesjetar shqiptar.
Pikërisht, data 3 nëntor 1443 është një datë historike, pasi që Gjergj Kastrioti-Skënderbeu do ta linte betejën e Nishit dhe do të nisej për në Krujë, ku më pas edhe do të luftonte kundër osmanëve për 25 vite me radhë.
Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e tij ndikoi fuqishëm në jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe në rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Nën udhëheqjen e Skënderbeut, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi.
Priza.al sjell për ju disa fakte për Skënderbeun që duhet t’i njihni:
- Gjergj Kastrioti Skënderbeu lindi në Dibër, me 6 maj të vitit 1405.
- Vdiq në qytetin e Lezhës, më 17 janar të vitit 1468.
- Jetoi 62 vjet, 9 muaj e 12 ditë.
- Është figura më e shquar në historinë e Shqipërisë.
- Ai mban titullin ‘Hero kombëtar’ që nga viti 1965, titulli më i lartë dhe i vetëm që mban një shqiptar për vlerat e larta të figurës së tij.
- Skënderbeu ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Shqipërisë së Veriut dhe i princeshës malazeze, Vojsava.
- Gjergji ishte fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave, përcjell lajmi.net.
- U martua me Donika Aranitin nga Kanina e Vlorës dhe me të pati një djalë, Gjonin, emrin e të cilit ia vuri për nder të të atit.
- Për nder të të atit, i biri i Gjonit mori emrin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
- Mendohet se ishte shtatshkurtër, truplidhur dhe shumë i fuqishëm.
- Shpata të cilën përdori ai ishte e vështirë për ta përdorur një njeri i zakonshëm për nga pesha e saj.
- Sot në botë emrin e tij e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytetet më të rëndësishme të botës, duke filluar që nga Tirana, Prishtina, Cyrihu, Parisi, Roma, Çikago, Shkupi etj./priza.al