Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku është larguar pas më shumë se 3 orësh nga ambientet e SPAK-ut.
Pas daljes ai foli shkurtimisht për mediat ka tha se bëhet fjalë për një sekret hetimor. Kollçaku u shpreh se arsyeja e thirrjes së tij do të bëhet publike në kohën e duhur, duke mos dhënë më shumë sqarime për mediat.
Kollçaku, u thirr në prokurori për të dhënë disa sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë nga Artur Meçollari, ish-komandant i forcës detare që ka pretenduar për abuzime në lidhje me pronat e ushtrisë.