3 persona u konfliktuan mes rrugëve në Tiranë, njëri prej tyre humb jetën në spital

Gentian Talja, 46-vjeç ka mbetur i vdekur pas një konflikti mes 2 personave të tjerë 5 ditë më parë në Tiranë. Policia ka referuar në prokurori materialet për Artur Gjolenën, 41-vjeç dhe ka shpallur në kërkim Henri Gjapin, 25-vjeç, të dy banues në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori, për shtetasin A. Gj., 41 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin H. Gj., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, shtetasi H. Gj. është konfliktuar me shtetasin G. T., 46 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe shtetasi A. Gj., i cili ka goditur shtetasin H. Gj. Si pasojë e dëmtimeve, 46-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ditën e djeshme. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. Gj“, njoftojnë blutë..

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *